KOMISIONI ANTI-DISKRIMINIM
Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit në vitin 2023 ka shqyrtuar 523 ankesa apo mbi 100% më shumë se në vitin 2022 – thuhet në Raportin Vjetor të Komisionit.
Ankesat që janë dorëzuar në Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriiminit kanë qenë nga fusha e marrëdhënieve të punës, mosqasjes nëpër media, arsimi dhe shërbimet e mira.
Bazat e diskriminimit kryesisht janë orientimi seksual dhe identiteti gjinor por edhe përkatësia kombëtare dhe etnike.
“Krahasuar me vitin 2022, shënojmë trendin e uljes së diskriminimit në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike. Mirëpo, kemi rritje të rasteve të diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor” – tha Igor Jadrovski, KMPD.
Edhe pse implementimi i Rekomandimeve të Komisionit shkon drejt 70%, u tha se duhet të shënohet progress situate me procedurat e kallëzimeve, për cka duhen ndryshime ligjore.
Nga Komisioni Anti-Diskriminim janë ankuar edhe për buxhetin e zvogëluar dhe kuadrin e pamjaftueshëm. /tvklan.mk/