Me pika e flutura! Dua Lipa i vë flakën rrjetit me bikinit e “Versace”

Vetëm Dua Lipa mund t’i bënte këto rroba banjo të dukeshin kaq të bukura veshur. Së fundmi, këngëtarja me famë botërore ka ndarë në Instagramin e saj dy foto me rroba banjo me pika e të zbukuruara me flutura nga koleksioni ‘La Vacanza’ i saj dhe i Donatella Versace.

“Veshja ime e kësaj vere deri në një të dytë. Rroba banjot më të lezetshme nga koleksioni i Versace”, ka shkruar Dua.

Donatella ka komentuar poshtë fotove: Një bukuri absolute! Kjo verë është e gjitha rreth “La Vacanza” dhe Dua Lipës.

Të dyja, Dua dhe Donatella zbuluan për herë të parë koleksionin e tyre muajin e kaluar. Shumë të famshëm e suportuan këtë bashkëpunim duke thënë se do të ishte mjaft frytdhënës për modën.

Kjo verë është mëse e ngarkuar për Dua-n, që nga filmi i “Barbie” e deri te këto projekte që lidhen me industrinë e modës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share