India vazhdon me përpjekjet e saj për të pasur sa më shumë lloje të maceve në Parkun e saj Kombëtar Kuno në Madhya Pradesh. 12 cheetah-s u transportuan nga Afrika e Jugut javën e kaluar dhe u dërguan në Indi.
Këto lloj macesh do të bashkohen më tetë të tjera të sjella nga Namibia vitin e kaluar. Cheetah-t e Afrikës së Jugut janë midis 18 muajsh dhe katër vjeç.
Lëvizja ndërkontinentale e krijesave, fillimisht nga Namibia dhe tani nga Afrika e Jugut, është pjesë e nismës së Indisë të quajtur “Projekti Cheetah”.
Qeveria indiane shpreson se 50 cheetah do të sillen nga vendet afrikane në parqe të ndryshme kombëtare gjatë pesë viteve të ardhshme, kjo pasi lloji i tyre futet te speciet në zhdukje që prej vitit 1952.
“Një tjetër moment historik për Projektin Cheetah. India i ka treguar një shembull botës duke dëshmuar se një gabim ekologjik mund të balancohet nga një veprim që është në harmoni ekologjike“, tha ministri i Mjedisit Bhupender Yadav.
Para mbërritjes së maceve, ekipet e ekspertëve nga Namibia dhe Afrika e Jugut trajnuan ekspertë pyjorë indianë dhe të kafshëve të egra për trajtimin, mbarështimin, rehabilitimin, trajtimin mjekësor dhe ruajtjen e kafshëve.
Raportohet se ka më pak se 8,000 cheetah afrikane dhe më pak se 50 cheetah aziatike të mbetura në botë./tvklan.al