WhatsApp ka shtuar një opsion të ri për bisedat në grup me anë të të cilit mund të ndani të rejat tuaja me anëtarët e tjerë pa qenë nevoja që t’iu telefononi.
“Voice Chat” dërgon një njoftim në celularin e anëtarëve të grupit, por ndryshe nga “Group Call” nuk ka një melodi shoqëruese.
Me anë të tij, ju mund të flisni për çfarëdo dëshironi t’iu tregoni miqve tuaj dhe njëkohësisht të vazhdoni të dërgoni mesazhe për ata që s’munden ta dëgjojnë.
Ju mund të shihni se cili prej anëtarëve po dëgjon telefonatën tuaj me anë të një fashe që shfaqet në krye të bisedës. Ndërkohë mund të vijoni me veprime të tjera në platformë pa qenë nevoja të mbyllni “Voice Chat”. Nëse dëshironi që ta mbyllni, mjafton të klikoni shenjën “X”.
“Voice Chat” do të mbyllet automatikisht nëse të gjithë kanë dalë nga biseda ose nëse askush nuk i bashkangjitet personit të parë apo të fundit në afatin kohor prej 60 minutash.
Opsioni i ri do të jetë i përdorshëm në javët në vijim për grupet e mëdha që kanë 33 anëtarë ose më shumë. njësoj si bisedat e tjera, edhe këto do të jenë të mbrojtura me nivelet e posaçme të sigurisë./tvklan.al