Përdoruesit që kanë dy llogari WhatsApp do mund të navigojnë mes tyre duke përdorur një pajisje të vetme.
Mark Zuckerberg ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shprehet se shumë shpejt do jetë e mundur që dy llogari WhatsApp të përdoren në të njëjtin celular.
Deri më tani, personat që kishin një llogari personale dhe një llogari biznesi duhet të përdornin dy celularë.
Opsioni do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme fillimisht për përdoruesit Android, ndërsa pritet ende konfirmimi për përdoruesit iOS.
Për ata që duan të kenë një llogari të dytë WhatsApp nevojitet një numër i ri ose një kartë SIM apo një celular që pranon një kartë tjetër. Tek Settings në aplikacion, klikohet Add account dhe plotësohen të dhënat. Në secilën llogari mund të zgjdhni opsionet e dëshiruara për privatësinë dhe njoftimet.
Ky njoftim bëhet i ditur rreth një muaj pasi Meta lajmëroi se ka planifikuar ndryshime të mëdha për aplikacionin në pajisjet Android./tvklan.al