Ai udhëhoqi me shumë mjeshtëri pjesën më të madhe të garës në shtegun Marina Bay për ti sjell Ferrarit fitoren e parë këtë sezon përcjell klankosova.tv.
Sainz luftoi fortë për ta mbajt pozitën e parë duke e mbajt pas vetes britanikun Lando Norris dhe dyshen e Mercedesit, George Russell e Lewis Hamilton.
Megjithatë piloti më i pafat ishte pikërisht Russell që derisa po luftonte për pozitën e dytë u përplas në muret mbrojtëse.
Si rrjedhojë Hamilton e zuri vendin e tretë në podium.
Ndërsa spanjolli Sainz e konvertoi pole position të arritur të shtunën në fitore të dielën duke u bërë ekipi i parë që merr fitore këtë sezon pasi të gjitha garat tjera i ka fituar Red Bull.
Lideri dhe kampioni aktual në Formula 1, Max Verstappen garën e përfundoi i 5-ti kurse kolegu i tij Sergio Perez i 8-ti.