KRYEMINISTRI PARALAJMËROI SE DO TË SHKARKOHET
Parregullsi të shumta tek Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për të cilat informoi edhe TV Klan M ditë me radhë.
Megjithatë drejtoresha e këtij institucioni, edhe pse dyshohet për shumë keqpërdorime, po del që është e pazëvendësueshme.
”E dinit se çfarë po ndodhë në Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Keni qenë të informuar sipas dokumenteve që i kam marrë unë, që vitin e kaluar. Mbrëmë duhej që ta shkarkoni drejtoreshën, kjo nuk ndodhi. Përse kur e dini që është nisur procedurë në Prokurori?
Përse lejuat që kjo situatë të vazhdojë deri më sot kur ka raste të dokumentuara ku është keqpërdorur buxheti, apo po prisni që drejtoresha ta punësojë djalin në AEK dhe më pas ta shkarkoni?
– E para, mbrëmë nuk duhej askush të shkarkohet sepse nuk kishte një pikë të tillë në rend të ditës.
Por do të ketë drejtor të ri tek inspektorati dhe kjo do të bëhet në 14 ditët e ardhshme duke pasur parasysh procesin e selektimit të kandidatëve.
Përveç dyshimeve të shumta për keqpërdorime, të punësuarit në këtë institucion e kanë informuar edhe Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin për mobingun, shtypjen psikologjike që u bëhet të punësuarve shqiptarë në këtë institucion. E kanë informuar edhe përfaqësimin jo adekuat të përkatësive tjera etnike, por nga zyra e zëvendëskryeministrit nuk kanë reaguar. /KlanMacedonia/