“Me ndarjen e Maqedonisë humbej Shkupi, Kumanova…” | Ali Ahmeti: BDI investim kombëtar – zgjodhën Marrëveshjen e Ohrit

BDI e Kumanovës përuroi sot hapësirat e reja, ndërsa aktivitetin nga afër e ndoqi edhe kreu i partisë, Ali Ahmeti, përcjell KlanM.

Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi arritjet e partisë të tij, duke përmendur, sipas tij, faktorizimin e shqiptarëve si popull vendimmarrës në Maqedoni.

“Rrugëtimi im politik nuk ka qenë i lehtë, gjithmonë ka qenë me përgjegjësi të mëdha, rezistencë, luftë e deri tek ideja për ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Projekti i ndarjes na e humbte Shkupin e Bekim Nezirit, na e humbte Kumanovën, Ohrin, Strugën e Manastirin, Prilepin e Velesin… ndaj zgjodhëm Marrëveshjen e Ohrit, rrugën drejt përparimit dhe ardhmërisë, duke u avansuar gjithmonë. Ne jemi shqiptarë kudo që jemi dhe padrejtësisht na kanë nda, ndaj nuk duhet të kemi ndarje e kufi mes nesh. BDI ka dy në bazamentin e saj dy qëllime, mos t’i harrojmë dëshmorët, të nderojmë dhe jetësojmë amanetin e tyre dhe e dyta të bashkojmë shqiptarët. Vite kaluan dhe ne vazhdimisht jemi sulmuar për idealet tona, mirëpo me shpifje dhe urrejtje nuk shuhet BDI-ja, sepse BDI është investim kombëtar dhe kush del kundër, disfatën e kanë të sigurtë. 22 vjet kemi investu në Kuadro profesionale, e si mos të behët zemra mal kur më presin gjenerata të reja specialistësh e lloj lloj profesionistësh të tjerë, ndaj për të ruajtur këtë pasuri gjeneratash ne bëjmë ftesë për bashkim ne Frontin Europian, që njerëzit mos të na ikin por të rrinë në vendin e tyre dhe të jetojmë mirë këtu në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Ahmeti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share