Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali me ftesë të homologen italiane Giorgia Meloni ku gjatë kësaj vizite takoi edhe shefin ekzekutiv të “X”, Elon Musk.
Në një video të postuar në “Facebook”, Rama duket teksa po bisedon me Musk. “Me Mister X në Romë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se më parë kryeministri Rama ka folur në forumin politik rinor të përvitshëm të së djathtës ‘Atreju’ në Romë ku duke folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do t’i hapë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar mes tij dhe homologes italiane Giorgia Meloni më 6 Nëntor në Romë./tvklan.al