Kosova sot do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.
”Dardanët” në ndeshjen e parë do të përballen me kombëtaren e Izraelit.
Ndeshja zhvillohet në “Bloomfield Stadium”, më fillim nga ora 18:00.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka dal me një postim motivues duke mbështetur futbollistët e Alain Giresse para kësaj sfide.
Motoja e FFK-së për fazën kualifikuese është: Me Kosovën në Evropian”.
”Gati për ndeshjen e madhe!
Pas një pritjeje të gjatë, Dardanët do ta nisin sot ciklin kualifikues për Euro 2024 me ndeshjen e parë si mysafirë kundër Izraelit.
Me formën e mirë dhe krenarinë kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!
Kjo ndeshje do të jetë një test i vështirë, por Dardanët janë të gatshëm për këtë sfidë dhe për fitore! Të gjithë jemi me ju, Dardanë!”, shkruhet në psotimin e FFK-së. Kosova është pjesë e Grupit I, së bashku me Zvicrrë, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorën