Zëdhënësi Stephane Dujarric tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”
Pas kërkesës së Ankarasë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ndryshoi emrin nga “Turkey” në “Türkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, duke folur për AA tha se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndryshuar emrin e Turqisë në gjuhë të huaj në “Türkiye”.
Dujarric deklaroi se ndryshimi i emrit të shtetit është efektiv që nga momenti i marrjes së letrës.
Më herët në Twitter, ministri Çavuşoğlu shkroi: “Procesit që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë po i vjen fundi. Me letrën që i dërgova sot Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhë të huaja në OKB si ‘Türkiye’”./AA