Me fytyrë të mbuluar, dyshohet se i arratisuri nga burgu Faton Hajrizi është shfaqur në TikTok duke treguar arsyen e ikjes

Policia e Kosovës është ende në kërkim të burgosurit Faton Hajrizit, i cili akuzohet për vrasje dhe që është arratisur nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri.

Mirëpo, një person është shfaqur vetëm me sytë e zbuluar në rrjetin social TikTok, duke pretenduar se është Faton Hajrizi dhe se fytyrën e ka mbuluar për shkak se është lënduar gjatë ikjes nga burgu.

Në videon e publikuar në këtë rrjet social, personi që pretendon se është Hajrizi thotë se nuk është në Kosovë dhe i drejtohet policisë duke thënë se nuk lëviz i armatosur, përcjell Klankosova.tv.

“Unë quhen Faton Hajrizi. Dua të ceki që nuk jam duke e fshehur fytyrën, por e kam pasur një lëndim në faqe derisa jam arratisur dhe derisa të shërohem, dua të lë plagën të shërohet. Unë nuk e fshehi fytyrën, një ditë prej ditëve në vijin, unë do të shfaqem “live” në TikTok dhe do të flas më gjerësisht”

“Unë dëshiroj të jem i lirë, sikurse janë qytetarët dhe shokët e mi, shqiptarët në përgjithësi. Unë e kam dhënë fjalën publikisht se nga vikendi nuk iki, kam dashur ta mbaj fjalën, se nga vikendi nuk iku, sepse ma lehtë për mua ka qenë të ik nga vikendi”.

“Nuk lëvizi i armatosur, nuk jam i armatosur, nuk jam në Kosovë për momentin, por frikë nga unë të mos keni”, është shprehur tutje ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share