Me fushatën ”derë më derë” të MSH-së dhe OBSH-së të vaksinuar mbi një mijë fëmijë për vaksinat rutinë të humbura

Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar për vaksinime rutinore të humbura si pjesë e fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Derë më derë”. Fushata filloi më 24 prill 2023 dhe u zhvillua për plot katër javë, si pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit 2023, me mbështetje financiare nga BE.

Gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe pika grumbullimi të njerëzve, u vizituan në më shumë se 200 zona urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u mbajtën biseda dhe ligjërata edukative dhe u shpërndanë mbi 6,000 materiale për vaksinim rutinë dhe kundër COVID-19.

Më shumë se 30 ekipe mjekësore u përfshinë në vizitat në terren, me qëllim prezantimin e përfitimeve të imunizimit, si dhe administrimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe vaksinimit rutinë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share