Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë me -6 gradë Kriva Pallanka, Mavrova dhe Krusheva, -5 në Berovë, Manastir, Shtip dhe Pretor, -4 në Prilep dhe Strumicë dhe -2 gradë në Tetovë, Ohër dhe Vinicë.
Zero gradë janë matur në Shkup në Zajçev Rid dhe në Petrovec, si dhe në Demir Kapi, 4 gradë në Kumanovë dhe Dojran dhe 5 gradë në Gjevgjeli.
Në orën shtatë lartësia e shtresës së borës në Kodrën e Diellit është 36 centimetra dhe 16 në Mavrovë.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsius. /MIA