Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Mëngjesi më i ftohtë sot është në Berovë me -9 gradë dhe në Hanet e Mavrovës dhe Shtip me -7 gradë. Në Shkup afër Petrovecit, në Kriva Pallankë, në Manastir, në Demir Kapi dhe në Kodrën e Diellit janë matur -6 gradë Celsius.

Siç informojnë nga DPHM-ja, në Tetovë, Pretor, Prilep dhe Krushevë temperaturat janë matur sot në mëngjes – 5, në Ohër, Vinicë, Strumicë -4, në Shkup,afër Zajçev Rid -3, në Kumanovë – 1 dhe zero në Gjevgjeli.

Lartësia e shtresës së borës mëngjesin e sotëm ka qenë 45 centimetra në Kodrën e Diellit, 16 në Mavrovë, dy në Krushevë dhe një centimetër në Gjurishtë.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm është me diell me vranësira të vogla lokale, vranësira të shtuara në pjesët verilindore, ndërsa në Demir Kapi ka paraqitje të mjegullës së lehtë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, me vranësira të konsiderueshme në verilindje. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 4 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, si dhe me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share