Krenar Lloga, Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së dhe Ministër i Drejtësisë, deklaroi në Klan Debat se vendimin ër koalicionim në zgjedhjet e ardshme e merr Kuvendi i partisë, ndërsa momentalisht, sipas tij, ka vendim kryesie për të shkuar pa koalicion në zgjedhje.
“Ka një vendim të Aleancës në Kryesinë Qendrore që e detyron Aleancës që në këtë rrugëtim të deritanishëm të shkojë vet në zgjedhje, por në momentin që do të shpallen zgjedhjet, atëherë organi më i lartë politik në ASH është Kuvendi i ASH-së dhe do të jetë ky kuvend që do të tregojë se ku do të lëvizim ne si parti”, deklaroi Lloga./KlanMacedonia