Më 10 dhjetor në Tiranë përkujtohet trashëgimia politike e Arbën Xhaferit

Akademia Politike ” Arbën Xhaferi ” në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama në datë 10 Dhjetor në Pallatin e Brigadave në Tiranë do të përkujtojnë jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë figura të shquara nga politika dhe jeta publike shqiptare, përfshirë familjarët e Arbën Xhaferit, të cilët do të ndajnë kujtime dhe përvoja nga jeta e tij personale dhe profesionale, ish-bashkëpunëtorët e tij, që do të ndriçojnë momente kyçe nga udhëheqja dhe vizioni i tij politikm liderë të partive politike nga të gjitha trojet shqiptare, deputetë dhe kryetarë të komunave, si dhe publicistë, autorë e përfaqësues të njohur të botës së biznesit.

Kjo ceremoni përkujtimore do të shërbejë si një homazh për vizionin dhe trashëgiminë politike të Arbën Xhaferit, i cili mbetet një nga filozofët e mendimtarët më të respektuar dhe më të dalluar të kohës. Si një lider politik i dhe një intelektual i përkushtuar, Arbën Xhaferi dha një kontribut të pazëvendësueshëm në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, menaxhimin e luftës së Kosovës, kriza politike në Shqipëri përgjatë viteve 90-ta dhe kontribut të veçantë në të gjithë rajonin.

Nata Përkujtimore në Tiranë premton të jetë një moment reflektimi dhe frymëzimi për brezat e rinj, duke rikthyer në kujtesën kolektive vlerat dhe idealet që Arbën Xhaferi la pas si trashëgimi për kombin shqiptar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share