Mbytet anija me emigrantë ne Itali – Të paktën 40 viktima

Shpëtohen rreth 100 persona,reagon kryeministrja Giorgia Meloni

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën pas një anije me amigrantë është fundosur në brigjet e rajonit të Kalabrisë në Itali, mes tyre fëmijë , gra dhe një foshnje.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë rreth 100 persona ndërsa kërkimet për të mbijetuar të tjerë ende vijojnë.
Për shkak të numrit të lartë të emigrantëve, anija e tejmbushur nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë detit të trazuar.

Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani,për shkak të motit të keq është përplasur me shkëmbinj duke u ndarë në dysh.

Për tragjedinë ka reaguar kryeministrja e vendit Giorgia Meloni ku theksoi se qeveria e saj është e angazhuar për të parandaluar ngjarje të tilla dhe do të vazhdojë bashkëpunim maksimal me shtetet e origjinës.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share