Mbytet anija me emigrantë në Greqi

59 EMIGRANTE KANE HUMBUR JETEN DHE 104 JANE SHPETUAR,

Një tjetër tragjedi është shënuar në ujrat e Mesdheut. 59 emigrantë kanë humbur jetën pasi anija u mbyt në jugperëndim të Peloponezit të Greqisë. Autoritetet arritën që të shpëtonin 104 prej tyre , ndërsa numri i atyre që ishin në bord mendohet të jetë mbi 400. Anija me destinacion Italinë besohet ishte nisur nga zona e Tobruk e Libisë lindore. 

Ka marrë përmasat e një tragjedie të madhe mbytja e një anije me emigrant në Pylos në jug të Peloponezit në Greqi.

59 emigrantë kanë humbur jetën ndërsa autoritetet kanë shpëtuar 104 prej tyre. Mediat greke shkruajnë se në bordin e anijes besohet të kenë qenë rreth 700 persona. Deri më tani  janë kryer 22 operacioni evakuime. Në zonë ka nisur një operacion i madh kërkim-shpëtimi. Gjashtë anije të rojes bregdetare, një aeroplan ushtarak, një helikopter i forcave ajrore, disa anije private dhe një dron nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex, janë vendosur në dispozcion për të gjetur emigrantë.

Të mbijetuarit u dërguan në Kalamata. Disa prej tyre u shtruan menjëhërë në spital me simptoma të hipotermisë.  

Anija me destinacion Italinë ishte nisur nga zona e Tobruk e Libisë lindore. Roja bregdetare bëri të ditur se anija, për herë të fundit radarët e lokalizuan në ujërat bregdetare të Italisë. Një helikopter  dhe dy  anije të Frontex u munduan të ndihmonin emigrantët, por ndeshën në kundërshtimin e kapitenit dhe emigrantëve. 

Sipas mediave greke një pjesë e madhe e emigrantëve që ishin në bordin e anijes ishin nga Afganistani , Pakistani , Siria dhe Palestina. Dëshmitë e disa prej të mbijetuarëve tregojnë se kontrabandistët identifikuan rojen bregdetare dhe ndryshuar kursin e anijes duke shkaktuar qëllimisht mbytjen e anijes. 

Greqia është një nga rrugët kryesore për refugjatët nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Shumica kalojnë në ishujt grekë nga Turqia e afërt, por një numër në rritje varkash gjithashtu ndërmarrin një udhëtim më të gjatë dhe më të rrezikshëm nga Turqia në Itali përmes Greqisë. Rreth 72,000 refugjatë dhe emigrantë kanë mbërritur deri më tani këtë vit në Itali, Spanjë, Greqi , Maltë dhe Qipro, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share