Mbyten 4 migrantë pranë ishullit Lesbos në Greqi

Katër emigrantë u mbytën pranë ishullit grek të Lesbos teksa po përpiqeshin të kalonin detin nga Turqia fqinje, tha sot roja bregdetare greke, duke shtuar se 18 emigrantë janë shpëtuar, përcjell KlanM.

Roja Bregdetare nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, njofton AMI

Greqia është një nga pikat kryesore të hyrjes për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që përpiqen të arrijnë Evropën./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share