Shkëndija nuk arriti të kalonte suedezët e AIK në këtë fazë të trët kualifikuese.
Ndeshja u mbyllë me shifrat 1-1 brenda 90 minutave. Duhet të vinte momenti i penalltive pas 120 minutash për të përcaktuar fatin e këtij takimi.
Shkëndija arriti të gjente avantazhin në fillim e pjesës së parë me anë të Ferhan Hasanit që nuk gabon nga pika e bardhë. Miqt e AIK do barazonin në minutën e 56 me anë të Ayari, gol që do të përcaktonte fatin e 120 minutave.
Tetovarët nuk i ndihmoj dot as portieri Ferat Ramani që u zëvendësua në min e 119 për ruletën e penalltive. Tre ishin lojtarët që nuk u treguan të saktë nga pika e penalltisë, Bruno Dita, Doriev dhe Ferhan Hasani.