Mbyllet fushata zgjedhore në Francë/ Atal: Një fitore e ekstremit të djathtë do të krijojë urrejtje dhe zemërim

MBYLLET FUSHATA ZGJEDHORE NË FRANCË

Kryeministri francez Gabriel Atal në mbyllje të fushatës zgjedhore në Francë ka paralajmëruar se një fitore e ekstremit të djathtë mund të nxisë urrejtje dhe zemeërim në shkallë të madhe në mesin e popullit. Intensiteti i kësaj fushate zgjedhore dhe rëndësia e saj, ka nxitur Macron të paralajmërojë për rrezikun e një luftë civile.

Fushata zgjedhore në Francë ka përfunduar dhe megjithë thirrjet e fundit për të mos mbështetur të djathtën ekstreme, votuesit duken të gatshëm t’i japin partisë Tubimi Kombëtar një fitore historike në zgjedhjet parlamentare.

Kryeministri Gabriel Attal paralajmëroi se fitorja e ekstremit të djathtë mund të nxisë urrejtje dhe zemeërim në shkallë të madhe në mesin e popullit. Por partia e Marine Le Pen dhe 28-vjeçarit Jordan Bardella, i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm, ka çimentuar epërsinë e saj në sondazhe.

Tubimi Kombëtar ka shmangur një sërë akuzash për racizëm. Sipas analistëve pyetja e madhe tani është nëse mund të fitojë një shumicë absolute në dy raunde gjatë dy të dielave të ardhshme.

Ata kanë një shans të madh, pasi zgjedhjet evropiane të 9 qershorit e kthyen pjesën më të madhe të hartës elektorale të Francës në blu të errët. Tubimi Kombëtar po përgatitet për një natë të madhe të dielën, me një sondazh disa orë përpara përfundimit të fushatës duke treguar mbështetje në 36.5%.

Kandidatët e saj shpresojnë të fitojnë dhjetëra vende në Asamblenë Kombëtare por shumica e tyre do të vendosen në balotazhin e 7 korrikut. Aleanca e Ansamblit, e udhëhequr nga Gabriel Attal, qëndron në vendin e tretë me 20.5%, sipas sondazhit të Ifop.

Presidenti Macron ka premtuar se nuk do të shkojë askund derisa të përfundojë mandati i tij në 2027 dhe është detyra e tij të emërojë kryeministrin e ardhshëm pas raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve më 7 korrik. Jordan Bardella, posterët e fushatës së të cilit kanë të shkruar “kryeministër” nën emrin e tij, këmbëngul se ai nuk do të kënaqet me më pak se një shumicë absolute.

Kjo e lë të hapur pyetjen se kë do të zgjedhë zoti Macron nëse Tubimi kombëtar dështon. “Nuk ka kuptim që Emmanuel Macron të emërojë një kryeministër që askush nuk do ta dëshironte,” shprehen ekspertët.

Intensiteti i kësaj fushate zgjedhore dhe rëndësia e saj, e kanë shtyrë ministrin e Brendshëm Gérald Darmanin të paralajmërojë për rrezikun që “ultra e majta dhe ultra e djathta” mund të përpiqen të mbjellin kaos pas të dy raundeve të zgjedhjeve. Ai u ka bërë thirrje prefektëve vendorë që të tregojnë vigjilencë./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share