Mbyllen tre diskoteka/ Miteva: Nuk i plotësonin kushtet, inspektoriati është në terren

Tre diskoteka janë mbyllur pasi nuk plotësojnë kushtet e nevojshme teknike për t’u pajisur me licencë dhe për të funksionuar. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva tha sot në një konferencë për media se aktualisht janë duke u bërë inspektime edhe në nëntë diskoteka që kanë marrë licencë. Vetëm 12 diskoteka në të gjithë vendin kanë leje operimi, u konstatua gjatë kontrollit të Inspektimit të Tregut që u bë pas zjarrit në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona, kryesisht të moshës 14-25 vjeç. U konstatua gjithashtu se 15 klubeve u kishin skaduar licencat.Në Shkup janë kontrolluar 13 objekte, prej tyre vetëm 2 posedojnë licenca të vlefshme për kabare, 8 kanë licencë të skaduar dhe 3 objekte nuk kanë licencë.

“Nga inspektimi i djeshëm i 12 objekteve me licencë aktive të vlefshme, është konstatuar se tre prej tyre nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike, por ende kanë licencë aktive për kryerjen e veprimtarisë. Për nëntë të tjerat ende po kontrollohet dokumentacioni. Në Ministrinë e Ekonomisë do t’i dërgohet menjëherë n kërkesë për heqjen e licencave, ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe të gjitha dispozitat ndëshkuese që janë të mundshme sipas ligjit. Janë mbi dhjetë ekipe në terren këto ditë  duke kryer kontrolle gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdojë nesër. Të gjithë do të kontrollohen në detaje”, ka theksuar Miteva.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share