“Mbylle gojën”, motra e Kim Jong Un sulmon Presidentin e Koresë së Jugut

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yo Jong ka sulmuar Presidentin e Koresë së Jugut pasi ky i fundit ofroi ndihmë ekonomike për shtetin komunist në këmbim të çarmatimit bërthamor.

Kim Yo Jong tha se Presidenti koreano-jugor duhet të mbyllë gojën.

“Është më mirë që në nder të tij të mbyllë gojën në vend që të thotë marrëzi, pasi nuk kishte asgjë më të mirë për të thënë”, u shpreh motra e Kim Jong Un.

Komentet e motrës së liderit të Koresë së Veriut u bënë publike nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA dhe është hera e parë që një zyrtar i lartë koreano-verior bën deklarata direkte ndaj propozimit të Presidentit të Koresë së Jugut.

Por ky i reagim i saj është konsideruar “mosrespektues dhe i pahijshëm” nga zyrtarë të Koresë së Jugut. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share