Pas humbjes së Sevillas me rezultat 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, Sergio Ramos e ndërpreu në gjysmë intervistën e tij pas ndeshjes për t’u konfrontuar me një tifoz në tribuna.
Golat e shënuar nga Mikel Vesga dhe Aitor Paredes ishin të mjaftueshëm pë Athletic Bilbaon që morën tri pikë dhe i shkaktuan Sevillës humbjen e nëntë në ligë këtë sezon.Sevilla momentalisht gjenden në pozitën e 16-të në elitën e futbollit spanjoll, pozitë kjo larg standardeve të tyre.
Gjatë afatit kalimtar veror, Ramos ishte rikthyer tek ekipi i tij i fëmijërisë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.Sidoqoftë, mbrojtësi legjendar ka mbetur i nervozuar pas përfundimit të ndeshjes.
“Mbylle gojën dhe trego pak respekt, njerëzit janë duke folur këtu. Ke pak respekt për njerëzit dhe stemën. Mbylle gojën dhe ik”, ishin fjalët e Ramos drejtuar tifozit.
37-vjeçari është paraqitur në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është ndëshkuar me pesë kartona të verdhë si dhe ka marrë një karton të kuq, që do të thotë mesatarisht një karton çdo tre ndeshje.
Ndërkohë, Sevilla ka fituar vetëm tri nga 19 ndeshjet e luajtura në ligë këtë sezon dhe janë vetëm pesë pikë larg zonës së rënies.
https://www.google.com/search?q=sergio+ramos+sevilla+athletic+bilbao&sca_esv=595920507&tbm=vid&sxsrf=AM9HkKnyPbzzvOu7sc_oEl5pnewsyidmmw:1704450112787&source=lnms&sa=X&ved=2ahUKEwjG9Im8g8aDAxW3RPEDHYVWAjsQ_AUoA3oECAIQBQ&biw=1920&bih=953&dpr=1#fpstate=ive&vld=cid:acc6df3e,vid:ZGeBzJTE_iU,st:0