Ivan Zazzaroni shkruan në “Corriere dello Sport” opinionin e tij me titullin “Eurobooom, top 5 falë trajnerëve”.
Dhe vazhdon:
“Këtë ‘manita’ historike në Kupat e Europës, futbolli italian ua ka borxh 5 trajnerëve, shumë më tepër se drejtuesve të tyre. Ky është mendimi im, teksa vlerësoj Allegrin, Mourinhon, Piolin, Inzaghin dhe Italianon, të gjithë të kritikuar dhe keqtrajtuar për një pjesë të mirë të sezonit. Pioli rrezikoi në një moment deri shkarkimin, Mourinho ndau ujërat dhe shumëzoi bukët e rezultatet me një grup të mrekullueshëm. Italiano është 45 vjeç, ka ide, entuziazëm, di të punojë dhe e kupton se futbolli është gjithashtu i përbërë nga zgjedhje jopopullore, Allegri duroi në heshtje, mbajti ekipin së bashku dhe iu drejtua zgjedhjeve të reja në përputhje të plotë me indikacionet dhe nevojat e klubit, Inzaghi duroi në mënyrë të krishterë dhe mbijetoi falë Ligës së Kampionëve, dembelizmit natyral dhe një doze masive edukimi”.