Mbrojtja dhe siguria në punë – 15 fidane për 15 jetë të humbura në vendin e punës!

MBROJTJA DHE SIGURIA NË PUNË

Numri i qytretarëve që humbin jetën në vendin e punës në Maqedoninë e Veriut, është dy herë më i lartë krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Milan Petkovski, nga Shoqata për mbrojtje në vendin e punës, tha se institucione të ndryshme dalin me të dhëna të ndryshme për atë se sa persona në shtetin tonë humbin jetën në vendin e punës, ndërsa sipas tij, absurdi është se Instituti i Shëndetit publik thotë se nuk ka asnjë rast të tillë.

“Nga ana tjetër, Inspektorati i Punës numëron 17 persona që kanë humbur jetën në vendin e punës.02:30 Nëse shtojmë edhe atë se sa na kushton, më saktë se sa u kushton punëdhënësve apo në përgjithësi të gjithë shoqërisë, do të dalim në formulën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ku thuhet se 4% i Bruto Prodhimit Vendor në Maqedoni, apo 460 milion euro në mënyrë direktë apo indirekte shpenzohen për fatkeqësitë në vendin e punës. Para për të cilat nuk shqetësohet dhe nuk mban llogari askush”, tha Petkovski.

Petkovski thotë se për të parandaluar vdekjet në vendin e punës duhet të fillojë të praktikohet vënia para përgjegjësisë e punëdhënësve që nuk respektojnë ligjin, sepse kur një sanksionohet, të tjerët do të jenë më të kujdesshëm.

Ai shton se sipas ligjit, i pari përgjegjës për sigurinë në punë është punëdhënësi, por se ajo përgjegjësi duke parë situatën viteve të fundit, kalon nëpër gishta.

“Mënyra e dytë është, kur veçmë ka ndodhur fatkeqësia në vendin e punës në mënyrë të detyrueshmë duhet të zbulohen mekanizmat që kanë shpjerë deri tek lendimi. Nuk mund të kalojnë në këtë mënyrë, fatkeqësi pas fatkeqësie për të qenë në fund thjesht një numër statistikor. Njerëzit nuk janë numra. 06:59 Sipas një analize që kemi bërë rezulton se edhe proceset që tashmë janë në sistemin gjyqësorë zvarriten shume”,tha Petkovski

Sipas të dhënave të përfshira në raportin vjetor të Shoqatës për mbrojtje dhe siguri në punë, rezulton se numri më i lartë i fatkeqësive në punë është regjistruar në sektorin e ndërtimit, por edhe të bujqësisë. Mesatarja e personave të lënduar më rëndë në vendin e punësë është mbi 2 mijë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri në Punë, në Komunë e Aerodromit u mbollë 15 fidanë, për 15 jetë të humbura në vendin e punës./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share