Mbreti i Spanjës ka pritur liderët e Komunitetit Politik Europian, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shpërndarë momentet e pritjes së mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI për liderët e Komunitetit Politik Europian.
“Mirëmëngjes, dhe me momentet e mirëseardhjes në pritjen e mbrëmshme të Mbretit të Spanjës Felipe VI, për liderët e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al