Mbreti Charles shkon në xhami me çorape të grisura

Fotot e Mbretit 74-vjeçar bëhen virale në rrjetet sociale

Mbreti Charles dhe Camilla bënë një vizitë në një vend të shenjtë në Londër. 74-vjeçari dhe bashkëshortja e tij vizituan një xhami historike në lindje të kryeqytetit britanik ku u përshëndetën nga një turmë e madhe njerëzish teksa ecnin në rrugë.

Kur arritën në xhami, Camilla vendosi një shami por kur erdhi koha për të hequr këpucët, Charles u pa me çorape të grisura. Vrima e vogël në çorapin e zi në këmbën e tij të djathtë ishte e dukshme teksa hoqi këpucët për të respektuar ritualet fetare.

Një moment i tillë nuk ka kaluar aq lehtë për britanikët që tani e “ngushëllojnë” veten e tyre me Mbretin me çorape të grisura.

“Mbreti Charles është njëri prej nesh! Shumica prej nesh kanë të paktën një palë çorape të grisuara “-ishte një nga koimentet e shumta që shoqëronin fotot të cilat u bënë virale. Tashmë është e ditur që Mbreti është shumë kursimtar për sa i përket veshjeve. Ai është fotografuar edhe në të kaluarën me rroba të dëmtuara nga konsumimi dhe ka veshur edhe xhaketa të arnuara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share