Një ditë para Krishtlindjeve, mbreti Charles ka mbajtur fjalimin e tij të ndjerë duke kujtuar mbretëreshën Elizabeth.
Sipas Daily Mail, Madhëria e tij e regjistroi mesazhin e tij në Kështjellën Windsor aty ku dhe ju dha lamtumira e fundit nënës së tij. Mesazhi do të transmetohet në orën 15:00 më 25 Dhjetor.
Në foton e publikuar Mbreti shihet veshur me një kostum elegant blu dhe me një sfond me pemë të madhe Krishtlindjesh. Një punonjës i pallatit mbretëror tha se vendimi për të filmuar fjalimin në Kapelën e Shën Gjergjit ishte pasi Charles synon të vazhdojë traditat e nënës së tij. Ky mesazh është regjistruar javën e shkuar, dy ditë para serialit të Harry dhe Meghan në Netflix i cili u pasua me reagime të shumta. Nuk dihet nëse Mbreti do ta përmendë në fjalim Harry-n pasi edne nuk është dhënë asnjë detaj për mesazhin.
Edhe pas një viti të vështirë, pallati Buckingham do t’ua kalojë familjeve të varfra për të paguar energjinë të gjitha paratë e dërguara për ngushëllim pas vdekjes së Mbretëreshës./tvklan.al