Mbrëmë vonë ka pasur zjarr në burgun e Manastirit

NUK KA TË LËNDUAR NGA ZJARRI

Mbrëmë ka shperthyr zjarr në Burgun e Manastirit ku fatmirësisht nuk ka pasur të burgosur apo gardianë të lënduar. Vetëm disa roje burgu që thithën tym morën kujdes mjekësor. MPB-ja ka njoftuar se nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll ka kryer ekipi nga SPB Manastir.

Nga aty thonë se është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Në burgun e Manastirit, që ndodhet në zonën e Urës së zezë, gjatë ditës do të hetohen shkaqet e zjarrit në repartin e paraburgimit, ndërsa do të bëhet hapësirat do të sanohen. Të paraburgosurit do të zhvendosen në një dhomë tjetër për sa kohë që njësia e paraburgimit e dëmtuar dhe instalimi i dëmtuar të riparohen. Në baz të informacioneve jo zyrtare thuhet se ka gjasa që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht nga njëri prej të arrestuarve. Në burgun e Manastirit, në pjesën ku ka rënë zjarri janë strehuar të paraburgosurit, ndërsa për momentin masën e paraburgimit atje e vuajnë gjithsej 18 persona. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share