Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje në Shkup policia e trafikut gjobiti 352 vozitës.
“Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 352 masa, nga të cilat 108 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 28 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 32 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar tri masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor i kuq, 20 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/