Këshilli i Sigurisë i Kosovës është mbledhur ditën e sotme, ku ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen është situata në veri.
Klan Kosova, raporton se si temë e këtij diskutimi nuk është përmendur specifikisht çështja e rrëmbimit të tre policëve nga Serbia. Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i një dokumenti tjetër për sigurinë.
Mësohet se pas mbledhjes, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë për media.
Ata pritet të raportojnë në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Kujtojmë që ditën e djeshme, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga Policia e Serbisë. Sipas autoriteteve kosovare, forcat serbe ishin futur thellë në territorin e Kosovës./tvklan.al