Mblidhen 2 parlamentet Shqipëri-Kosovë

Në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës po mbajnë një seancë të përbashkët parlamentare. Takimi i ligjvënësve zhvillohet ditën e sotme, ndërsa protokollet respektive kanë përcaktuar edhe axhendën e përbashkët të kësaj seance.

Mbledhja ka nisur me fjalën e mirëseardhjes të kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe pas saj ka përshëndetur takimin edhe homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufcka.

Në axhendën e dakordësuar bie në sy fakti se në listën e diskutantëve nuk është përfshirë asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Mbledhja do jetë protokollare dhe pritet të zgjasë afërsisht 2 orë.

Konjufca: Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë për t’i mbrojtur interesat e kombit tonë

Glauk Konjufca: 28 Nëntori, dita më e rëndësishme e kombit tonë. Le t’i përshëndesim të gjithë shqiptarët, në Preshevë, në Greqi e në Italia, bashkëatdhetarët tanë kudo që ato jetojnë. Jemi këtu dhe ne jemi me ju dhe juve ju kemi në zemër. 28 Nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat tona kolektive, mundin dhe përpjekjen e gjatë për liri dhe dashurinë për kombin tonë. 28 Nëntori është po aq i Shqipërisë sa dhe i Kosovës meqë është i të gjithë shqiptarëve.

Popullin tonë e mbajti të pamposhtuar dashuria për gjuhën tonë shqipe. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Sot Shqiëria është anëtare e NATO-s dhe aspirate në BE, kurse Kosova e aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE.

Përvoja na ka mësuar se po aq sa kemi nevojë të festojmë, po aq duhet të reflektojmë për sfidat që i kemi përpara. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë, nuk e fsheh qëllimin për destabilizim të Kosovës. Serbia na lufton nga brenda dhe nga jashtë pa zgjedhur mjete, deri tek financimi i grupeve që janë të lidhura me krimin brenda vendit tonë. Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë për t’i mbrojtur interesat e kombit tonë.

Nikolla: Ditë e paharrushme, nder dhe lavdi burrave të Pavarësisë

Lindita Nikolla: Ditë e bukur dhe e paharrushme kjo e sotmja, ku kuvendet mblidhen për të kremtuar 110-vjetorin e ngritjen së flamurit. Dikur dhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment kur ekzistencën, gjuhën dhe identietin na e vinin në diskutim. U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët të denjë të civilizimit që i përkasin. Nder dhe lavdi burrave të Pavarësisë. Shqipëria dhe Kosova janë sot dy vende të pavaruar me aleatë të mëdhenj, SHBA dhe BE.

Në një sallë si kjo, tempulli i demokracisë është vendi i duhur për të kujtuar ata që bënë Kongresin e Lushnjes, që luftuan kundër okupatorëve ne Luftën e Dytë Botërore. Sot është dita për të kujtuar të gjithë ata që nuk e humbën besimin tek liria. Historia nuk është vetëm rrëfëim, por edhe një shkollë që na sjell idetë prej të cilës duhet të marrim frymëzim. Kuvendet tona kanë një rol thelbësor. Jam besimplotë se shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë, do të dijnë të bënë më të mirën. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar Kosovë!

Në foto: Axhenda e mbledhjes Shqipëri-Kosovë
Lexo gjithashtu
Total
0
Share