Biseda me mësuesen gjatë mbledhjes prindërore, siç duket, nuk i ka pëlqyer një nëne, e cila e nevrikosur e ka sulmuar mësuesen. Është dashur ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën, përcjell KlanM.
“Zyra e jashtme për punë penale Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër 39 vjeçares M.E nga Berova, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ‘rrezikimi i sigurisë’. Më 13.11.2023, në një shkollë fillore në Berovë, gjatë takimit të prindërve e akuzuara ka sulmuar mësuesen”, thonë nga MPB./KlanMacedonia