KOVAÇEVSKI-RAMA: BASHKË NISËM NEGOCIATAT, SË BASHKU T`I PËRFUNDOJMË
Marrëdhëniet dypalëshe Maqedoni e Veriut – Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë më të mira se sa që janë sot – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e përbashkët të Qeverive.
Kryeministri Kovaçevski u shpreh edhe për bashkëpunimin në kushte të krizave në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur’ por edhe në “Procesin e Berlinit”, për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes si partner të barabartë e të besueshëm të NATO-s dhe SHBA-së, raporton Klan M.
“Mbështetja juaj në tavolinën politike në Bruksel është e paçmuneshme dhe unë përgjithmonë do ta mbajë mend dhe do ta vlerësoj. Sic thuhet “miqtë e mirë njihen në kohëra të vështira”, kurse ti Edi dhe ju kolegë të respektuar nga Shqipëria dëshmuat miqësinë e sinqertë dhe mbështetjen parezervë në rrugën evropiane, por edhe gjatë anëtarësimit tonë në NATO. Kemi qëllim të përbashkët, anëtarësim fuqiplotë të RMV-së dhe Shqipërisë në BE” – tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se përmes një procesi dinamik duhet të rrumbullaksohen negociatat aderuese me BE-në.
“Tani gjithcka është në dorën tonë. Pres që deputetët të tregojnë përgjegjësi edhe në Parlament që të vazhdojmë të lëvizim drejt BE-së. Ashtu sic I nisëm bashkë, RMV-ja dhe Shqipëria kanë mundësinë që bashkë t`I përfundojnë negociatat me BE-në” – deklaroi Kovaçevski.
Në rajon, s`ka rrugë tjetër për përballjet me sfidat, përveç bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive të reja – tha Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama duke shtuar se nuk duhet të pritet përfundimi I luftës për të projektuar të ardhmen.
“Më 6 Dhjetor në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe atje do të jemi bashkë. Besoj se do të bëjmë një hap para, me qëllim që BE-ja të na kyç më shumë në të gjitha tentativat që të organizohemi në prag të cmimeve të larta të energjisë elektrike dhe inflacionit. Nga ana tjetër të ndërtojmë një plan të përbashkët që do të na jep mundësi të shohim më larg nga kjo fazë që është e vështirë dhe që duhet ta tejkalojmë” – deklaroi Edi Rama.
Kryeministri shqiptar Edi Rama rikujtoi rezultatet që janë bërë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” duke thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin “Procesin e Berlinit”, për shkak se, sic u shpreh, dy nismat janë të lidhura mes tyre.
“Besoj se “Ballkani i Hapur” na dha mundësi të reja të shohim më larg se sa dje, për të kuptuar se si mund ta tejkalojmë të sotmen dhe njëkohësisht të projektojmë të ardhmen që maksimalisht do t`i rrisë aftësitë e vendeve tona të fitojnë më shumë hapësirë, se sa është hapësira jonë gjeografike tani” – tha Edi Rama.
Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama kanë pasur edhe një takim kokë më kokë. Sic njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, janë diskutuar proceset eurointegruese të dy vendeve dhe fokusi I përkushtimit, me qëllim që dy vendet deri në vitin 2030 të bëhen anëtare fuqiplotë të BE-së. /KlanMacedonia/