Mbledhja e kryesisë së BDI-së në Tetovë, Ademi: Diskutohet për platformën e legjitimitetit dhe për idenë për veting

Kryesia qendrore e BDI-së, është mbledhur në Selinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se në mbledhje do të diskutohet për draft platformën e legjitimitetit që ka përgatitur Paul Williams, dhe për idenë e vetingut.

“Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, Paul Williams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do të diskutohet me edhe lidhur me politikën të kamotshme që ka të bëjë me vetingun nga ekspertë euro-amerikanë, ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi Ademi.

I pyetur në lidhje me deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se BDI po përgatitet për destabilizimin e vendit, Ademi tha se ne jemi parti shtetformuese dhe çdoherë kemi pasur politika vizionare që janë të mira për shtetin.

“Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve”, tha Ademi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share