Mbledhja e BDI-së, Musa Xhaferi: Do të shohim pas një jave kush do të qesh

Para mbledhjes së Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre, Musa Xhaferi e Izet Mexhiti në një deklaratë për media shprehen opinionet e tyre nga kjo mbledhje.

“Gjithë performanca është e dobët përveç që Maqedonia në politikë të jashtme ka pas sukses, kurse resorët ekonomik janë të dështuara për përshkak performancës, do të kërkojmë të ketë lëvizje pozicionesh”, tha Musa Xhaferi.

Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti para mbledhjes së partisë deklaroi se është i kënaqur që është rikthyer debati në parti.

“Është mirë që është rikthyer debati brenda BDI-së. Janë themeluar organet, urojmë që të ketë debat tamam, gabim do të jetë tendenca që të jenë formale. Sot BDI është ajo të cilën e duam dhe e njohim ku ka pasur debate të ashpra pasi tendenca ka qenë të përmisohemi vet e të mos na përmison populli”, tha Mexhiti.

Xhaferi i pyetur nga gazetari i KlanM se përse nuk e reformoi partinë atëherë kur ishte në pozicion, Xhaferi u përgjigj: “Ne nuk e reformojmë, ne bëjmë debat dhe respektojmë programin e statutin e BDI-së”./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share