Numri i të vrarëve në Gaza ka shkuar në 8 mijë e 525, njoftoi ministria e shëndetësisë së këtij vendi.
Në mesin e viktimave janë 3 mijë e 542 fëmijë, ndërsa gra janë 2 mijë e 187.
Gjithashtu 130 nga ta janë punonjës të kujdesit shëndetësor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të hënën numri i atyre që u privuan nga jeta ishte 8 mijë e 306.
E gjithë erdhi si pasojë e sulmeve të Izraelit që i nisi më 7 tetor.