MEXHITI: PACIENTJA 25-VJEÇARE I NËNSHTROHET TRANSPLANTIT TË VESHKAVE
Me rastin e transplantit të 500-të të veshkave në shëndetin publik, Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti vizitoi Klinikën Universitare për Urologji. Ai njoftoi se një paciente 25-vjeçare, e cila ishte në gjendje të rëndë i është nënshtruar transplantit të veshkave dhe tani është në gjendje të mire.
“Sot po vizitojmë Klinikën e Urologjisë me rastin e përkujtimit të pesëqindtë të transplantit të veshkave në shëndetin publik. Në dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë. “Më vjen veçanërisht mirë që pas operacionit dhe kursit postoperativ, sot ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dalëngadalë po i kthehet aktiviteteve të përditshme” tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Mexhiti shtoi se dhurimi i organeve shpëton jetë, ndërsa në vendin shënon arritje të mëdha në mjekësi.
“Dhurimi i organeve paraqet një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. “Ne vazhdojmë të kujdesemi realisht për pacientët dhe punëtorët shëndetësorë” – tha Fatmir Mexhiti.
Drejtori ekzekutiv Sasho Dohçev deklaroi se numri total i transplanteve deri më tani është 502, prej të cilave 85 janë kadaverike. I pyetur se sa pacientë presin në listë, profesori Dr. Goce Spasovski tha se pesë çifte janë gati për transplantim të gjallë, rreth 120 persona për transplantim kadaverik. /Tvklan.mk/