Modelja dhe aktorja simpatike Arta Elezaj ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.
Teksa humbi krah lojëtarëve të skuadrës së saj “Luanët e verdhë” në lojën e parë, përveçse humbën pikët, ata duhet t’iu përgjigjeshin nga një pyetjeje pikante. Për Artën pyetja ishte se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët.
Ajo tha se dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë ka qenë dashuria e saj për dikë, ndërsa dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.
Kujtojmë se ora që ajo mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve në Shqipëri në rrjetin social Instagram dhe sipas kërkimeve të tyre, ora e saj kushton plot 48 mijë Euro./tvklan.al