Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegal në Republikën e Kosovës (RKS).
Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që t’ua mundësojë ndërrimin e tyre, duke e bërë të mundur që këta qytetarë të përdorin patentë shoferët e RKS.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se procesi po ecën mirë. Nga fillimi i korrikut deri më tani, 1 mijë e 713 qytetarë serbë kanë shprehur interesim për këtë konvertim. Afati i fundit për aplikim është 9 gushti.