Mbi 30 vjet shofer autobusi, Iseni dhe 100 kolegë të tij mbesin pa punë

QYTETI I SHKUPIT NDËRPRET KONTRATËN ME MAKEKSPRESIN

Po presin autobus me numër 19 por autobus nuk ka më shumë se një orë.

“Çfarë të bëjmë kur nuk ka më mirë”.

Kjo pasi Qyteti i Shkupit ndërpreu kontratën me Makekspres që vozisnin autobusa me numër 19, 20, 22, 52, 54.

E në vend se të jenë duke transportuar qytetarë, dhjeta  shofer po rrinë në zyre dhe po presin zgjidhje se çfarë do të ndodh me fatin e tyre. Njëri prej tyre është Iseni i cili 30 vite punon si shofer dhe mirëmban familjen e tij nga kjo punë.

”Unë vozis në linjën 19 prej vitit 1992, dmth 30 vjet të plota, ne deri në vitin 2017 kemi punuar të pa varur, dmth pagesën e kanë bërë udhëtaret dhe ashtu kemi funksionuar, prej në 2017 na integruan në sistemin e përbashkët prej atëherë na e bënë me hile, se çmimin e kilometrit e kanë bo të ulet, prej në atë kohë kemi punuar vetëm të mbijetojmë. Me rritjen e çmimeve ne punojmë me humbje, a problemi më i madh që është, gati një vit edhe ato pak para nuk na i lëshojnë në kohë kjo ka filluar nga fundi i vitit 2021” – tha një shofer.

”Ajo neve na ka borxh dhe prush marrëveshjen. Ka dy javë që kërkojmë para se nuk kemi si të vozisim”

Qyteti i Shkupit u ka borxh 30 milion denarë ndërsa Danella Arsovska nuk ka pranuar të takohet me edhe pse kanë dërguar 10-ta kërkesa thotë Millorad Dimitrevski drejtor i këtij grupacuoni.

“Deri më tani nuk kemi hasur në mirëkuptim që të ulemi së bashku me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për t’i pastrojmë borxhet që i ka Qyteti i Shkupit ndaj neve. Ndërsa tash merret një vendim i menjëherëshëm për mosresprektimin e linjëve të rregullta. Por kjo është bërë përshkak mos pasjees së mjeteve për të qarkulluar” – tha Millorad Dimitrievski

Edhe Klan M kërkoi për prononcim kryetaren Danella Arsovska, por u ndeshëm në derë të mbyllur.

”Vozitësit e autobisave dërguash shtatë kërkesa për ta takuar me kryetaren e Qytetit të Shkupit po nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani mund ta shohim se dera e komunës është e mbyllur”

Arsovska dergoi zëvëndin e saj Aleksandar Trajanovski.

“Konstatuam një sërë parregullsish nga reagimet e banorëve, kritikat dhe vërejtjet për to, higjiena që nuk është në nivel të mjaftueshëm, korrektësia teknike e automjeteve, qyteti i Shkupit ishtë i detyruar të analizojmë se nga vjen ky problem dhe pakënaqësitë e qytetarëve dhe kemi vërejtur se ky grup i transportuesve privatë të udhëtarëve nuk i plotësojnë nevojat për të ofruar këtë shërbim për qytetarët qytetit të Shkupit” – tha Aleksandar Trajanovski.

Ndryshe Trajkovski nuk ka përgjigje për ate se kur do tu paguhet borxhi prej 30 milion denarëve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share