Numri i ushtarëve amerikanë që janë plagosur pas sulmit në Jordani ka shkuar në mbi 30.
Sipas zyrtarëve, ushtarët që po kërkojnë ndihmë ushtarake kanë dëmtime traumatike të trurit, ndërsa baza ushtarake e cila u sulmua gjendet pranë kufirit me Sirinë.
Vazhdon të jetë ende e paqartë se pse mbrojtja amerikane nuk ka arritur ta kapte dronin, i cili paraqet sulmin e parë që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave amerikane më 17 tetor.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është zotuar se ShBA-të do të hakmerren për sulmin ndaj ushtarëe të vet.