Rusia detyrohet të tërhiqet nga disa pozicione në Bakhmut
Territoret që mercenarët Ëagner i pushtuan pas tre muaj luftimesh në Bekhmut me humbje të shumta forcash u detyruan t’i braktisin brenda 24 orëve. Pasojë e një kundërofensive të shpejtë ukrainase që mundësoi shkatërrimin jo vetëm të mercenarëve por edhe të njësive më të afta luftarake të ushtrisë ruse.
Që nga dhjetori sipas zbulimit amerikan, Rusia ka humbur mbi 20,000 luftëtarë në Bakhmut e rreth 100 mijë në mbarë frontin në pesë muajt e fundit.
“Situata (në Bakhmut) është mjaft e vështirë. Në të njëjtën kohë, në pjesë të caktuara të qytetit, armiku është kundërsulmuar nga njësitet tona dhe ka lënë disa pozicione”, tha Oleksandr Syrskyi, Komandant ukrainas i Forcave Tokësore
Beteja 10-mujore për qytetin lindor të Ukrainës ka marrë një rëndësi simbolike për të dyja palët. Të hënën, Rusia lëshoi një breshëri të re raketash në Ukrainë gjatë natës që vrau dy vetë në lindje dhe dëmtoi dhjetëra shtëpi e ndërtesa të tjera. Synimi i bombardimeve masive është ezaurimi i kapaciteteve ukrainase të mbrojtjes ajrore. Rusia ka burime dhe sasi më të mëdha raketash, ndërsa Ukraina pas përdorimit të stoqeve subjektive është e varur nga furnizimet e perëndimit.
Përplasjet brenda komandës ruse vazhdojnë. Kreu i mercenarëve Ëagnervazhdon thirrjet ndaj Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të shtuar furnizimin me municione të luftëtarët e tij e në të kundërt ka paralajmëruar braktisjen e pozicioneve.
Kyiv pritet të nisë së shpejti një kundërofensivë për të rimarrë pjesë të territorit në lindje dhe jug që u pushtuan nga forcat ruse pas pushtimit 15 muaj më parë.
GAZETAR: LEFTION PERISTERI