Mbi 15 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Temperaturat e ulëta thelluan mjerimin të enjten për të mbijetuarit e tërmetit masiv në Turqi dhe Siri që vrau të paktën 15,000 njerëz, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën për të shpëtuar një numër të madh njerëzish të bllokuar ende nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të së hënës pritet të rritet ndjeshëm pasi përpjekjet e shpëtimit janë afër kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë.

Sipas mediumeve lokale turke, thuhet se numri total i atyre që s’i mbijetuan tërmetit në Turqi, aktualisht është 12391.

Derisa në Siri numri i vdekjeve prek shifrën 3486.

Ditën e djeshme presidenti turk Erdogan pranoi “mangësitë” për reagimin e shtetit, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll.

Ndërkohë OBSH ka rritur përgjegjësinë e saj në Siri dhe Turqi sepse sëmundjet tashmë të pranishme në këto shtete pritet të përforcohen pas tërmetit

Lexo gjithashtu
Total
0
Share