MUNGESË INFORMIMI LIDHUR ME SHËNDETIN MENDOR DHE SEKSUAL TEK TË RINJTË
Mungesë informimi lidhur me shëndetin mendor dhe seksual tek të rinjtë në RMV-vë. Mbi 1000 të rinj vitin e kaluar kanë kërkuar mbështetje për mbrojtje kundër dhunës. Ekspertët kërkojnë që të flitet hapur për tema të tilla.
Drejtoresha e programi HERA Elizabeta Bozhinovska e cila ishte organizatore e ngjarjes ‘ Sa të rëndësishme janë programet edukative për mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjve” theksoi se të rinjtë kanë nevojë për edukim gjithëpërfshirës seksual, sipas saj, në mungesë të informacionit, në vendin tonë ka shumë lindje te të miturit.
“Vitin e kaluar përmes një pjese të shërbimeve tona mbuluam 3500 persona, nga të cilët 1 e treta ose 1000 ishin pikërisht të rinj që kishin mbështetje nga nevoja për mbrojtje kundër parandalimit të dhunës, edhe ata që kanë probleme të ndryshme dhe kanë nevojë për shërbime psikologjike si dhe shërbime shëndetësore”, tha Elizabeta Bozhinoska” – tha Elizabeta Bozhinovska – Drejtoresh e programi HERA.
Psikologja Sheruze Osmani njoftoi se në katër vitet e fundit është aktualizuar dukuria e shëndetit mendor.
”Këto katër vitet e fundit në veçanti dukuria e shëndetit mendor është shëndetit mendor është mjaft e aktualizuar dhe disi pak më tepër të zëshëm dhe vigjilent janë të rriturit kur bëhet fjalë për fëmijët, realisht për adoleshentët.Pikërisht është ajo periudha kur ata janë në potencialin më të hovshëm të zhvillimit të tyre, në këtë aspekt edukimi special pikërisht është në funksion të avancimit të shëndetit mendor” – tha Osmani.
Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se kanë kërkuar baza mbi të cilat mund të kujdesen mbi shëndetin e nxënësve, dhe se kanë gjetur bazë në Ligjin për arsimin fillor, ku siç thone ekziston parimi se shkollat duhet të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm e nxënësve dhe për mirëqenien e nxënësve. Situate e njetë paraqitet edhe në Kosovë. Këto komente u bënë në ngjaren e cila u organizua në (Europe House) në Tetovë. /tvklan.mk/