Mbi 10 mijë viktima civile nga sulmet izraelite në Gaza

Sekretari i shtetit Blinken dhe shefi i CIA-s Burns vizita në Lindjen e Mesme për të shmangur përhapjen e konfliktit

Kërkimi i të mbijetuarve dhe i viktimave nën rrënoja është kthyer në një punë të zakonshme për burrat në Gaza. Këtu sërish në kampin e refugjatëve Maghazi, ku pas bombardimit izraelit kërkohet për të mbijetuar. Dhimbja e papërshkrueshme, njerëz të dëshpëruar që mbajnë fëmijët e tyre në duar dhe vrapojnë në rrugë midis ndërtesave të shembura.

Ministria e Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi tha se të paktën 10,022 palestinezë janë vrarë që atëherë, duke përfshirë 4,104 fëmijë.

Nga Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i pafuqishëm për të vepruar, tha se “operacionet tokësore nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe bombardimet e vazhdueshme po godasin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe objektet e OKB-së, duke përfshirë vendstrehimet. Askush nuk është i sigurt,” u tha Guterres gazetarëve.

“Gaza po bëhet një varrezë për fëmijët,” tha Guterres.

Forcat izraelite që tani kanë rrethuar qytetin e Gazës njoftuan se 31 ushtarë janë vrarë që kur filloi operacioni i zgjeruar tokësor. Ushtria publikoi video të trupave që gjuanin objektiva të Hamasit ndërsa sulmet u intensifikuan në Gaza. Bombardimet e Izraelit gjatë natës nga ajri, toka dhe deti ishin nga më intensivet.

Si rezultat i këtyre bombardimeve, u vranë rreth 200, sipas drejtorit të spitalit Al-Shifa, më i madhi i qytetit të Gazës. Ai tha se njerëzit i transportuan trupat e pajetë në spital me gomar pasi komunikimi u ndërpre dhe njerëzit nuk mund të arrinin dot shërbimet e ambulancës.

Mijëra palestinezë janë strehuar në spitalin Al-Shifa. Rreth spitalit janë ngritur tezga me ushqime dhe rroba. Një grua e zhvendosur, Om Haitham Hejela, thotë se situata është e keqe në spital, por këmbëngul se nuk do të largohet nga spitali Al-Shifa pasi nuk ka ku të shkojë tjetër. Për t’i detyruar refugjatët të largohen Izraeli bombardoi depon e ujit dhe panelet diellore të spitalit.

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, nuk mundi t’i mbante lotët gjatë fjalës hapëse të mbledhjes së kabinetit në Ramallah teksa foli për vdekjen e fëmijëve në Gaza.

“Fëmijët që shkruajnë emrat e tyre në trup që të identifikohen kufomat e tyre, nëna e tre fëmijëve të varrosur nën rrënoja u thotë fëmijëve të saj, më lejoni t’ju shoh… edhe nëse (Shtayyeh me lot). … Mëshira për shpirtrat e dëshmorëve dhe turp për kriminelët”.

Në Khan Younis banorët duke kërkuar nëpër rrënojat e një shtëpie të shkatërruar pas një sulmi ajror izraelit.

Organizatat ndërkombëtare kanë thënë se spitalet nuk mund të përballojnë numrin e madh të të plagosurve, ndërsa ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë. “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Kanë kaluar 30 ditë. Mjaft është mjaft. Kjo duhet të ndalet tani,” thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga 18 drejtues organizatash.

Pa asnjë rezultat, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po viziton rajonin në përpjekje për t’u përpjekur të zvogëlojë rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Uashingtoni po kërkon armëpushim humanitar për të lejuar kalimin e ndihmës. Këtë mesazh Blinkeni e përsëriti edhe në Turqi në takimin me ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

“Ne po punojmë në mënyrë shumë agresive për të dërguar më shumë ndihmë humanitare në Gaza. Mendoj se në ditët në vijim do të shohim shtim të konsiderueshëm të ndihmës.”

Ai u prit me protesta në Ankara.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të Hënën, me drejtorin e CIA-, Ëilliam Burns, që pritet të jetë në Izrael për të diskutuar luftën dhe zbulimin. Burns do të ndalojë edhe në shtete të tjera rajonale, i tha agjencisë Reuters një zyrtar amerikan të paidentifikuar.

Tre palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pasi forcat izraelite qëlluan në makinën e tyre në qytetin Tulkarm të Bregut të pushtuar Perëndimor. Dhuna ndaj palestinezëve vijon të rritet, ndërsa kolonët kanë dalë jashtë kontrollit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share