Mbështetje e fuqishme për Kryeministrin e parë shqiptarë

QYTETARËT: REALIZOHET NJË DËSHIRË QË DIKUR AS NUK E KEMI ËNDËRRUAR

Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, sipas qytetarëve të vendit, është një pikënisje tepër e mirë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e cila do duhet të duhet të vazhdojë edhe më tej. Për Klan Maqedoni qytetarët thonë se shqiptarëve pou realizohet një ëndërr të cilën në të kaluarën nuk kanë mundur as ta paramendojnë.

“Për ne ka qenë utopi me një kohë. S’kemi mundur as të mendojmë të kemi një drejtor, e lëre më kryeministrin. Por, ndryshuan rrethanat. Mund të them falë të gjithë popullit shqiptarë anë e mban që kanë qenë të integruar në këto ndryshime, këto lëvizje dhe ja po ndodh”, tha një qytetar.

Qytetarët shprehin dëshirën që në të ardhmen, kryeministri shqiptar mos të jetë vetëm në Qeveri teknike, por me vite të tëra.

“Nuk e kemi pritur por, Ali Ahmeti premtoj dhe u bë. Shpresoj se i zgjat mandati sa më shumë dhe besoj do bëhet mirë. Më mirë se që është”.

“Ne si Shqiptarë e shohim super. Shpresoj që jo vetëm tre muaj por le të jetë edhe 4 vite, 8 vite. Tre muaj është shumë pak për ne. Të jetë diku 4 vite shqiptarë, që tu tregojmë dhe maqedonasve që edhe ne jemi shumë të aftë dhe shumë të mirë”.

“Po fillojmë kështu, shpresoj me të mbarë. Në të ardhmen ta kemi edhe të përhershëm, jo vetëm këto 100 ditë kështu siç është e paraparë”, tha një qytetar.

Siç njoftuan nga BDI, kryeministër në Qeverinë Teknike do të propozohet kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai pritet që zyrtarisht të zgjidhet nga Kuvendi më 28 janar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share