Pas takimit të realizuar sot në Ohër mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i pari i integristëve është deklaruar se i jep mbështetje të fuqishme Kosovës në momentet vendimtare të dialogut me Serbinë, përcjell KlanM.
“Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Europa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë. Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti në facebook./KlanMacedonia